Bekteshi Xeheroret nxitës të rëndësishëm ekonomik, Qeveria vazhdon me masat për kushte më të mira të punës për minatorët

vull

Xehetaria është bazë për zhvillimin e industrisë në një shtet dhe Maqedonia krahasuar me pozitën e saj gjeografike, ka një thesar të madh dhe të çmuar të burimeve minerale, theksoi ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë vizitës së minierës për plumb dhe zink SASA me rastin e ditës së minatorëve. Pas takimit me menaxhmentin dhe minatorët e kësaj miniere që ndodhet në komunën e Makedonska Kamenicës, ministri theksoi se është shumë e rëndësishme që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të zhvillojë këtë degë në mënyrë që të sigurojë rritje ekonomike për vendin, por edhe të ndikojë në çdo segment të shoqërisë.

 

“Të dhënat e fundit tregojnë se në qershor të këtij viti minierat shënojnë rritje prej 5.2%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ky sektor i rëndësishëm ekonomik, si dhe shërbimet tjera që i shërbejnë këtij sektori në vendin tonë, numëron mbi 10,000 punonjës që do të thotë se sipas sektorëve, minierat dhe gurëroret marrin pjesë me 8.31% të prodhimit të përgjithshëm industrial në vend. Kjo do të thotë se investimet në miniera, si dhe mbështetja që i ka dhënë Qeveria këtij sektori, po japin rezultate.

 

Në vendin tonë, ka qytete që janë të themeluara pranë depozitave dhe minierave të hapura për shfrytëzimin e metaleve, kështu që kjo industri në asnjë mënyrë nuk duhet të neglizhohet. Por duke u nisur nga fakti se disa komuna të caktuara në vend, pothuajse tërësisht janë të varura nga funksionimi i një miniere, kjo Qeveri do të bëjë gjithçka për të siguruar shfrytëzim racional dhe të qëndrueshëm të resurseve minerale nga investitorët nëpër miniera, duke i kushtuar njëkohësisht vëmendje maksimale ruajtjes së mjedisit dhe mirëqenies sociale të popullsisë përreth” ,theksoi ministri Bekteshi.

 

Ai potencoi se Ministria e ekonomisë aktualisht po punon në përmirësimin e rregullativës ligjore si dhe akteve nënligjore në fushën e gjeologjisë dhe minierave, ndërsa në planin afatgjatë synojmë ti avancojmë normat dhe standardet teknike në këtë fushë. “Njëkohësisht, ne po hulumtojmë dhe shqyrtojmë mundësitë për aplikimin e një lloji të ri të koncesionit për eksploatim, d.m.th. shfrytëzimin e energjisë termike të naftës nga shkëmbinjtë e nxehtë nëntokësor, për të cilat Maqedonia e Veriut ka një potencial të madh” theksoi Bekteshi.

 

Duke uruar ditën e minatorëve, ministri sugjeroi se Qeveria dhe Ministria e ekonomisë, si institucione kompetente të kësaj fushe, gjithmonë do të sigurojnë që investuesit e minierave në mënyrë racionale dhe të qëndrueshme, të shfrytëzojnë pasurinë e minierave, duke aplikuar teknologjitë më të avancuara por në të njëjtën kohë duke pasur kujdes maksimal për mjedisin dhe shëndetin e popullatës përreth.

Next Post

Mbuloi kokën por ka zbuluar shumë në pjesën e poshtme, Tuna provokon keq [Foto]

Tuna e ka marrë gjithë vëmendjen. Këngëtarja Tuna Sejdi, ka pozuar para aparatit profesional, kështu ka nxjerr disa foto artistike po aq provokative, shkruan lajmi.net. E mbuluar me rrjetë, Tuna ka marrë vëmendjen, kështu duke treguar vithet e saj. Nga ky fotosesion i realizuar, ajo e ka publikuar vetëm një […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: