Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Berisha: Tetova meriton më mirë se partnerët e Levicës

2 min read

Krenar Berisha është kandidat i listës së BDI-së për zgjedhjet e parakohshme për Këshillin e komunës së Tetovës. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Berisha ka folur për aktualitetin politik dhe sfidat që e presin komunën e Tetovës në të ardhmen.

Shkrimi i plotë i Berishës:

Të nderuar miq, familjarë dhe bashkë-idealistë të kombit shqiptarë

Nuk kanë mbetur edhe shumë kohë deri në ditën kur votohet për Këshillin Komunal të Tetovës, ku do të garoj edhe unë, për të marr besimin dhe për të qenë zëri i juaj.

Tetova është zemra e shqiptarisë, është amanet, andaj vota për të ardhmen e Tetovës është po aq e rëndësishme.

Në gjithë këto vite të politikbërjes në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim ka dëshmuar se interesi kombëtar dhe euro-integrimet janë shtyllat kryesore të kësaj organizate politike.

Parimet tona vazhdojnë të jenë të njëjta dhe të palëkundura kundrejt interesave personale dhe klanore.

Në shumë raste BDI dëshmoi se është vendimarrëse në këtë shtet dhe se vijat e kuqe të saja janë të trasha e të pakalueshme.

Ndërkaq, çfarë kemi nga ana tjetër?! Parti politike që janë të gatshme të bëjnë gjithçka për të arritur pushtetin. Ne ishim dëshmitarë të “Shumicës së re 61+” ku kundërshtarët tanë politik desh e ngjallën frymën pro-Ruse në Maqedoni të Veriut tani më kur thuajse e gjithë bota ka dalë haptazi kundër saj.

“Shumica e re 61+” vazhdon të funksionojë nën hije. Po tu jepet shansi ata përsëri do të tubohen, me Levicën e VMRO-në, me të vetmin qëllim: Për të jetësuar interesat e tyre personale, duke mos pasur fare fokus te proceset integruese dhe te ideali jonë kombëtarë.

Thuhet “Mendoni globalisht, e veproni lokalisht”. Andaj, tani është shansi që njëherë e përgjithmonë Tetova të merr atë që meriton. Të bie në duart e njerëzve që dijnë të udhëheqin dhe të kujdesen për qytetarët. Në duar e njerëzve të urtë, punëtorë dhe të dëshmuar në profesionet e karrierat e tyre. Në duar të këshilltarëve të BDI-së së Ali Ahmetit.

Jepini mbështetje të mirës, që e mira tu kthehet me projekte, me realizim të tyre dhe me ekonomi të mirë.

Tetova meriton më mirë se partnerët e Levicës.

Tetova është djep i ndryshimeve dhe lëvizjeve poltike të kohës moderne, Tetova ka treguar se din dhe mund të ndryshojë, andaj, unë sot po ju premtoj se Tetovën do ta ndryshojmë BASHKË.

BASHKË PËR TETOVËN