BESA: Dekreti i Bidenit i orientuar drejt mbrojtjes së vlerave liberale

vull

“Dekreti i Presidentit të SHBA Joe Biden çon në zhvillimin e demokracisë dhe ruajtjen e vlerave liberale të shoqërisë”, thonë nga Lëvizja BESA për mediumet maqedonase.

“Lëvizja BESA në vazhdimësi harmonizon politikat e veta me partnerët strategjik – SHBA dhe BE. Nuk dyshojmë në asnjë moment se politika e SHBA-së e udhëhequr nga Presidenti Joe Biden është në drejtim të zhvillimit të demokracisë dhe ruajtjes të vlerave liberale. Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja me Bullgarinë dhe Marrëveshja e Ohrit janë bazament i stabilitetit dhe parakusht për ecurinë dhe prosperitetin e RMV-së drejt synimeve të saja strategjike euro-atlantike. Lëvizja BESA fuqishëm mbështet dekretin e Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden”, thonë për “Slloboden Peçat” nga Lëvizja Besa.

Next Post

Sigurojmë mbështetje për të çuar përpara procesin e digjitalizimit

Sot në ambientet e Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë ministri Jeton Shaqiri priti në një takim pune ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, sh.t. Zhang Zuo. Gjatë takimit me ambasadorin kinez u diskutua për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona në sektorin e IT.   “Potenciali […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: