Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Betohen këshilltarët e rinj të Komunës së Gostivarit

1 min read
Gjatë ditës së sotme janë betuar këshilltarët e rinj të Komunës së Gostivarit. Në një ceremoni solemne, organizuar në sallën e Këshillit komunal ata kanë pranuar certifikatat nga ana e Komisionit Komunal Zgjedhor në Gostivar.
Këshilltarët e rinj, të cilët u zgjodhën në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti, u betuan se do të punojnë me transparencë dhe se do të jenë në shërbim të qytetarëve.
Këshilli komunal i Gostivarit numëron 31 këshilltar. Në zgjedhjet e fundit, ASH firoi 10 këshilltarë, BDI 9, VMRO-DPMNE 4, LSDM 3, PDT 3, BESA 1dhe FDR 1.
Edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari do të pranojë certifikatën për mandatin e dytë.
Pas pak fillon cereminia për konstituimin e Këshillit komunal, ku pritet edhe zgjedhja e kryesusit dhe formimi i shumicës së re.