Bexheti synon fitoren në Tetovë, projekte konkrete për rikthimin e imazhit të kësaj qendre

vull

Profesori universitar dhe ish-kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti është zyrtarizuqr kandidat i PDSH-së për Tetovën në zgjedhjet lokale që do të mbahen nga fundi i këtij viti.

Bexheti ka qenë kryetar komune i Tetovës në periudhën 2009-2013. Ai gjatë këtij mandanti ka projektuar dhe realizuar projekte konkrete urbane, por edhe planin për finalizimin e problemit me ujin e pijshëm. Bexheti ka paralajmëruar se planifikimet e tij janë për projekte konkrete në sferën e infrastrukturës por edhe projekte tjera për zhvillimin e Tetovës. Ai nënvizon se do marr besimin e tetovarëve dhe se do ta rikthejë imazhin e kësaj qendre shqiptare.

Ai njihet edhe si profesor universitar që ka doktoruar në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, ndërsa edhe më tej punon si profesor universitar në Universitetin e Prishtinës, Tetovës dhe universitete tjera, duke qenë bashkëpunëtor i jashtëm. Nga viti 2007 – 2009 ka qenë edhe rektor i Universitetit të Tetovës, ku ishte dëshmuar me ngritjen e imazhit të këtij universiteti me cilësi, zgjerim dhe kuadro.

Next Post

106 vjet më parë u nda nga jeta atdhetari dhe veprimtari i shquar i Rilindjes Kombëtare, Çerçiz Topulli.

Lindi në qytetin e Gjirokastrës, ku mori mësimet e para dhe vazhdoi më tej shkollimin në Janinë. Mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë ‘‘Për lirinë e Shqipërisë’’. Në prill të vitit 1907 komandoi çetën e armatosur që vepronte në Shqipërinë e Jugut dhe më 1908 anëtarë të çetës […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: