BFI nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me “Pyjet Kombëtare”

Blerand Rexhepi

Sot, me shumë kënaqësi nënshkruam një memorandum bashkëpunimi me Zëvendësdrejtorin e Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare”, Dr. Berat Dehari. E falënderoj sinqerisht Dr. Berat Deharin për bashkëpunimin dhe respektin ndaj nesh në emrin tim personal dhe në emër të Bashkësisë Fetare Islame, All-llahu e shpërbleftë me të mirat e Tija të pakufishme!

Të enjten, më 11 Mars 2021, në Selinë e Rijasetit të BFI, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe zv. Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare” Shkup, Dr. Berat Dehari, nënshkruan memorandum bashkëpunimi me të cilin në të ardhmen, me marrëveshje të posaçme BFI mund të sigurojë drunj për ndërtimtari apo për ngrohje, sipas nevojave të saja, me kushte të volitshme.

Gjatë takimit të së enjtes, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e njoftoi zv. Drejtorin Dehari me zhvillimet e reja në Bashkësinë Fetare Islame si dhe u bisedua për shumë çështje që e tangojnë Bashkësinë Fetare Islame, e sidomos për raste të caktuara kur kjo bashkësi ka nevojë për lëndën e parë të drurit, si për ndërtimin ose mirëmbajtjen e objekteve fetare ashtu edhe për drunj për ngrohje të objekteve apo hapësirave të ndryshme.

Nga ana e tij, Reisul Ulema u zotua se BFI do ta mbështesë Ndërmarrjen Publike “Pyjet Kombëtare” Shkup, në aktivitetet e saj për mbjelljen e fidanëve, pyllëzimin e pyjeve dhe ruajtjen e tyre nga zjarri si dhe me mbështetjen e programeve që kanë të bëjnë me ngritjen e vetëdijes tek popullata, për ruajtjen e pyjeve, me çrast do të krijohet një partneritet i mirëfillte me natyrën, dhe ambientin në të cilin jetojmë.

Më tej në këtë memorandum të nënshkruar mes Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe zv. Drejtorit të NP “Pyjet Kombëtare” Shkup, mes tjerash thuhet: Lënda e këtij memorandumi është bashkëpunimi ndërmjet NP Pyjeve Kombëtare Shkup si një kompani e menaxhimit të pyjeve në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Bashësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kryesisht në drejtim të përmirësimit të menaxhimit të pyjeve, veçanërisht në sferën e mbrojtjes së pyjeve, nga ndikime të ndryshme, zjarri dhe vjedhja, si dhe duke marrë parasysh nevojat dhe mënyrat e furnizimit me dru zjarri për ngrohjen e ndërtesave dhe lokaleve të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Çështjet që janë objekt i këtij memorandumi do të realizohen në një farë mënyre duke lidhur marrëveshje speciale për donacione dhe të ngjashme, duke iniciuar një kërkesë të veçantë dhe duke marrë vendime të përshtatshme nga autoritetet kompetente në NP Pyjet Kombëtare Shkup.

Ky memorandum është valid që nga nënshkrimi i tij nga të dyja palët, dhe vlen për tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Next Post

Shpëtim Idrizi: Jam gati të vendosem në mbështetje të gjithë atyre që luftojnë për të drejtat e njeriut, qeverisë i kërkojmë të mos heshtë

Kreu i partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi teksa foli për fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit në studion e ABC, i ka bërë thirje shqiptarëve të votojnë masivisht në zgjedhje. Idrizi komentoi edhe deklaratat e kryeministrit Rama, ku sipas tij gjuha e kryeministrit duhet marrë në shqyrtim nga KQZ, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: