Bisedë telefonike Isaki – Tifental

vull

Sot, më 22 korrik, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaki, zhvilloi bisedë telefonike me SP të punëve të jashtme në Ministrinë për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Peter Lanski-Tifental.

Bashkëbiseduesit i përshëndetën marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe ekonomike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë dhe e theksuan gatishmërinë e të dyja palëve për thellimin e bashkëpunimit edhe në fushat e tjera.

Në bisedë, më së shumti u fol për perspektivat dhe sfidat e procesit të integrimit europian të vendit tonë. Në këtë kontekst, Zëvendësministrja Isaki u falënderua për përpjekjet e vazhdueshme të Ministrisë për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë dhe të qeverisë austriake, për përshpejtimin e procesit të integrimit europian të vendit tonë dhe të rajonit në tërësi.

Temë kryesore e bisedës ishte gatishmëria e qeverisë austriake për donim të vaksinave.

Next Post

Medaljet e Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës kanë histori 77 vjeçare. Urime Kosovë!

Aktiviteti i parë sportiv për rininë shkollore të qytetit historik të Pejës u zhvillua më 2 korrik 1944, sipas dokumenteve të AQSH. Pas këtij, shumë të tjerë u bënë deri sa Peja dhe Gjakova prodhuan tri medalistet e arta olimpike shqiptare: Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën në këtë olimpiadë dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: