Bytyqi: Qeveria do të reagojë nëse kontratat për energjinë elektrike ndërpriten në mënyrë të paligjshme

vull
0 0
Read Time:43 Second

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, sot në një konferencë për media tha se qeveria do të reagojë nëse furnizuesit në mënyrë të kundërligjshme do t’i ndërpresin kontratat e kompanive të mëdha të furnizimit me energji elektrike dhe do t’i shantazhojnë ato që të paguajnë 500 euro për megavat orë paraprakisht.

“Shteti nuk mund të ndërhyjë, marrëveshjet bëhen sipas tregut të liberalizuar. Jemi duke diskutuar me Komisionin Rregullator të Energjisë nëse arsyet për ndërprerje janë në përputhje me Ligjin për Detyrimet dhe Ligjin për Energjinë.

Nëse shohim se ka një bazë, sigurisht që do të reagojë Qeveria. Çmimet e bursës po bien”, tha Bytyqi.

Ndryshe nga kompanitë e mëdha, për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, zv. kryeministri thotë se në gjashtë muajt e ardhshëm do të sigurohet energji elektrike e besueshme. Ai tha se shteti ka dhënë “çmime preferenciale” për këto kategori.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Mariçiq: Nuk është presion ndaj gjyqtarëve nëse kam kërkuar që vendimi të sqarohet për opinionin

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq për “Utrniski Brifing! tha se për atë nuk është ndërhyrje në gjyqësor, as presion nëse ka kërkuar nga gjyqtarët t’ia sqarojnë opinionit vendimin e tyre. “Së pari dua të sqaroj se nuk kam ndikuar dhe as jam i interesuar të ndikoj në vendimet e gjykatave. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: