Carovska: Falënderime të mëdha për mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit, ky vit shkollor ishte një sfidë të cilit ne iu përgjigjëm me sukses së bashku

vull

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska përmes video fjalimit falënderoi mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për përfundimin e vitit shkollor në kushte të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë. Viti shkollor 2020/2021 ishte sfidë të cilit me sukses iu përgjigjëm. Nxënësit morën mësim cilësor dhe proces edukativ- arsimor të pandërprerë ndërsa shëndeti siguria dhe mirëqenia e tyre ishin të mbrojtura, që për të gjithë ne ishte kujdesi më i madh. E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen dhe ndihmën e mësimdhënësve  dhe prindërve.“ Besojë fortë se me forcat e përbashkëta gjithçka mund të arrihet më lehtë. Falë kontributit tuaj në këtë proces kjo edhe një herë u dëshmua. Edhe në këto kushte krijuan bashkësi të kujdesshme dhe mbështetëse me një qëllim – nxënësit të marrin arsim cilësor ndërsa shëndeti dhe siguria e tyre të mbrohet” theksoi Carovska.

Carovska theksoi se veçanërisht është krenare për nxënësit të cilët u prekën më shumë nga kjo. Edhe pse  mësimdhënia në shkollë dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me shokët e klasës dhe mësimdhënësit  vështirë se mund të zëvendësohen, mirëpo prapse prapë  ata punuan me përkushtim të madh  dhe mësimi  nga distancë tregoi produktivitet të lartë dhe rezultate të shkëlqyera.

 

Mangësitë e njohurive të cilat u paraqiten  për shkak të kushteve në të cilat u zhvillua mësimdhënia, pandemia si dhe  mënyrat e tjera të të mësuarit, së bashku do të përpiqemi t’i tejkalojmë vitin e ardhshëm shkollor, me qëllim që të sigurojmë  shkollim të suksesshëm dhe një të ardhme të mirë për fëmijët  tanë.

 

„ Mirënjohjen time  më të madhe për gjithçka që keni bërë për ta mbështetur mësimin nga shtëpia. Balancimi i jetës familjare dhe profesionale ndonjëherë nuk është i thjeshtë. Si prind i fëmijës në shkollë fillore, jam e vetëdijshme se mësimi në distancë ishte edhe një sfidë familjare me të cilën u ballafaquan të gjithë. Ju faleminderit për angazhimin e përkushtuar dhe gatishmërinë  për bashkëpunim, të cilat ishin pjesë thelbësore të zbatimit të suksesshëm të këtij procesi “tha Carovska.

 

 

Ministrja  gjithashtu shprehu mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit në procesin arsimor që u realizua me prani fizike në klasë, për respektimin e vazhdueshëm të masave për mbrojtjen e shëndetit personal dhe publik, duke dhënë kështu kontributin e tyre që shkollat ​​të mos jenë transmetuese të infeksioni

 

 

Next Post

Takim i i Kryetarit Xhaferi me Delegacionin e PABSEC-ut

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me Shefin e Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, z. Xhemal Oztyrk dhe sekretari i përgjithshëm i PABSEC-ut, z. Asaf Haxhiev. Në takim ishin të pranishëm edhe deputetja Lidija […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: