Carovska: Mësimi me prezencë fizike varet nga gjendja epidemiologjike në vend

vull

Minsitrja e arsimit, Milla Carovska deklaroi sot se fillimi i vitit të ri shkollor me prezencë fizike të nxënësve është një nga skenarët më të dëshiruar, por një gjë e till varet nga situata epidemiologjikenë vend.

“Ashtu siç opinioni ishte i njoftuar, para 2 javë e gjysmë Qeveri ka sjell vendim, për 3 skenarë, ashtu përgatitet një sistem serioz dhe një shtet serioz, kjo nënkupton se me ndryshimin e gjendjes epidemiologjike, sistemi duhet të jetë i përgatitur për t’i ndryshuar skenarët. Skenarë me prioritet është skenari me prezencë fizike të të gjithë nxënësve, me protokolle të cilat janë miratuar bashkë me Komisionin për Sëmundje Infektive, dhe presim, në rast se gjendja epidemiologjike mbetet e këtillë që më 1 shtator të gjithë nxënësit ti shohim në bankat e shkollës dhe oborret e shkollave përplot me nxënës”, deklaroi ministra e arsimit Milla Carovsa për të shtuar se në rastin më të keq, në loja janë edhe dy skenarë të tjerë ai me mësim online dhe atë hibrid.

“Gjithsesi në rast se përkeqësohet gjendja epidemiologjike, sistemi arsimor është i përgatitur edhe për mësim onlline, sikurse vitin e kaluar ku dëshmuam se arritëm që 100 për qind ta realizojmë dhe zbatojmë programin arsimor. Por kemi edhe modelin e tretë, atë hibridë, që parashikon një javë gjysma e nxënësve në shkollë , gjysma tjetër online”, deklaroi Carovska.

Next Post

Kurban Bajrami – Në Komunën e Çairit do të vendosën kontejner për mbetje organike

Të nderuar, dëshirojmë t’ju informojmë se Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale-Shkup, në Komunën e Çairit do të vendosë 4 kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjeve organike gjatë festës së Kurban Bajramit. Vendosja e kontejnerëve do të bëhet më datë 19.07.2021 në këto lokacione të Komunës së Çairit: Ish-lokaliteti i NPHKSH(ish-Higjiena […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: