Carovska: Për herë të parë në mënyrë ligjore garantojmë tekste shkollore gjithëpërfshirëse

vull

Ligji për tekstet shkollore i morri parasysh të gjitha strukturat shoqërore, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska mysafire në emisionin e djeshëm në TV 24.

“Për herë të parë po marrim një ligj i cili qëndron qartë dhe saktë që shkollat duhet të sigurojnë pajisje digjitale për nxënësit, por gjithashtu për nxënësit që nuk mund të sigurojnë pajisje digjitale, për t’i marrë tekstet shkollore në formë të shtypur. “Për herë të parë, bëhet fjalë për garantimin ligjor të teksteve shkollore gjithëpërfshirëse, ose për të pasur version audio të këtij teksti shkollor dhe të kemi tekstin shkollor në alfabetin e Brajovit”, tha Carovska.

Ministrja thotë se Ligji për tekstet shkollore dhe materialet e tjera mësimore për herë të parë përcakton mundësi për përzgjedhje, vendimin autonom të mësimdhënësit çfarë teksti shkollor do të shfrytëzojë, të gjitha platformat e miratuara janë të vendosura nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit. Në mënyrë shtesë, kemi edhe digjitalizimi i teksteve shkollore shkollorë në departamentet më të mëdha, për herë të parë kemi tekste shkollore digjitale për klasën e katërt nga viti i ardhshëm shkollor, theksoi Ministrja e Arsimit Milla Carovska.

Next Post

Ak*sion policorë në Haraçinë, arrestohen tetë persona

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se mëngjesin e sotëm ka pasur ak*sion policor kundër ar*mëve dhe dr*ogës në disa vende në Haraçinë nga ku janë arr*estuar tetë persona. “Pas disa muajsh he*time, tetë persona u arr*estuan në Haraçinë, duke përfshirë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: