Cipras të martën në Shkup

vull
0 0
Read Time:51 Second

Kryeministri grek Aleksis Cipras të martën më 2 prill do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut, njofton korrespondenti i MEDIAL-s nga Athina.

Delegacionin që do ta kryesojë Ciprasi, do të pritet në aeroportin në Shkup, pas çka vijon pritje solemne me nderime të larta shtetërore në pllajën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras do të kenë takim bilateral dhe më pas edhe konferencë të përbashkët për shtyp në Qeveri. Do të mbahet edhe seancë ndërqeveritare.

Është paraparë që kryeministri grek të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Në orët e pasdites, kryeministrat Uaev dhe Cipras do të marrin pjesë në forumin e biznesit. Kryeministri grek vjen në Shkup edhe me delegacionin e biznesit që e përbëjnë përfaqësues të mbi 70 kompanive të mëdha dhe të mesme.

Delegacioni mbështetet nga kompania greke për investime dhe tregti të jashtme “Enterprise Greece”, trupi kompetent shtetëror, nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit, për tërheqjen e investimeve në Greqi dhe për promovimin e eksportit. ..

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Xhaferi Deskoskës: Kuvendi nuk punon sipas diktatit të ministrave

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi tha së fundmi se nuk do të caktojë seancë edhe nëse merren vesh pushteti dhe opozita rreth Ligjit për Prokurorinë publike, pasi nuk dëshiron të përdoret për të bërë fushatë parazgjedhore. Rreth kësaj është prononcuar ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: