Çmimet e derivateve në qiell! Administratorëve ju varfërohet xhepi, do të shtrenjtohet edhe bileta e autobusit!

vull

Ata të cilët do të vuajnë pasojat prej këtyre çmimeve janë më së shumti qytetarët të cilët në bazë të rrogës që marrin në Maqedoninë duhet të kursej maksimalisht me qëllim që të mbijetojnë deri në fund të muajit.

Ditë më parë u bë rritja e çmimit të biletave të transportit për në Shkup, me 200 denarë, me çka student, punëtorë, administrator dhe shumë njerëz të cilët shkojnë në kontrolle për në spital në Shkup u ndjenjë të revoltuar.

Tani më shtrohet haptas a do të kenë para në xhep administratorët dhe të tjerët që të udhëtojnë deri në vendet e punës!

 

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,89% në raport me vendimin e datës 8.6.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,249 %, te nafta për 3,681 %, te vaji ekstra i lehtë për 3,681 % dhe te mazuti për 1,405% .

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPERI BS-98 rriten për 1,50 denarë/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 3,00 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rritet për 2,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,809 den/kg dhe tani do të jetë 56,317 den/kg.
Nga data 14.6.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 111,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 113,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 107,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 105,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 56,317 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,049%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 14.6.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar./KlanMacedonia/

Next Post

Fondacioni "Zaev - Një shoqëri për të gjithë" dërgoi 20 tonelata ndihmë humanitare për ushtrinë dhe popullsinë civile në Ukrainë

Nëpërmjet fondacionit Zaev – Një shoqëri për të gjithë, dërguam 20 tonë produkte të ndihmës humanitare maqedonase për ushtrinë dhe popullatën civile në Ukrainë. Ne kemi ofruar ndihmën në koordinim me Gorenjuk Oleksandr, deputet i Parlamentit të Ukrainës. Ndihma mbërriti në Odesa, një pozicion strategjik i Ukrainës demokratike, por edhe […]

Subscribe US Now