Bitcoin ra me më shumë se 7 për qind dhe u tregtua me 38,5774 dollarë në orën 23:19 me orën Lindore, sipas të dhënave nga platforma CoinDesk.
Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe sipas kapitalizimit të tregut, u ul 8 për qind në 2,860 dollarë, duke rënë në 2,809,51 dollarë në një moment gjatë tregtimit.
Rreth 147 miliardë dollarë janë fshirë nga i gjithë tregu i kriptomonedhave në 24 orët e fundit, sipas llogaritjeve në portalin Koinmarketkep.
Rënia e kriptomonedhave pasoi një rënie të çmimeve të aksioneve të Wall Street të enjten.
Indeksi i teknologjisë Nasdaq ka humbur pothuajse 5 për qind të vlerës së tij që nga fillimi i javës, dhe indeksi i përgjithshëm S&P 500 regjistroi javën e tretë radhazi të humbjeve.