Çmimi i benzinës dhe naftës mbetet i njëjtë

vull

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka marrë vendim që pas mesnatës çmimi i mazutit të ulet për 1 denarë, ndërsa çmimet e derivateve tjera mbeten të njëjta. Gjegjësisht një kilogram mazut do të kushtojë 53 denarë.

Sipas vendimit të fundit të KRrE-së, çmimet e derivateve janë si vijon:

Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 79,50 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 81,50 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 76,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 72,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 53,159 (denarë/kilogram)
Sipas vendimit të fundit, mbi bazë të Rregullores dhe duke pasur parasysh çmimet në bursat botërore, KRrE ka të drejtë t’i ndryshojë çmimet e derivateve çdo ditë. Si përllogaritje merret mesatarja nga kuotat e bursës në pesë ditët e fundit dhe fare nuk ndikon çmimi i naftës në tregun botëror.

Next Post

Tregoni Spasovskit, jo vetëm “Tigrat” por edhe vet do të flasë SHQIP

Koment: TetovaSot Spasovski u shfaq më i tmerruar se kurrë më herët, por pa e ditur se më parë ai do flasë SHQIP dhe kuptohet se bashkë me këtë edhe në uniformat e njësiteve ” Tigrat” do shkruhet gjithashtu SHQIP. Por, Spasovski harron vetëm një gjë, pra faktin se ai […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: