Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Dega e ASH-së Studeniçan dhe komandant Qufa në “konak” te Azem Sadiki

1 min read

Zyrtari i lartë i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Zulfi Adili i njohur me nofkën e luftës Komandant “Qufa” sot ka qenë për vizitë në Komunën e Studeniçanit për t’a uruar kryetarin Azem Sadiki për mandatin e ri, informon PRESSonline.mk

Me këtë rast kryetari Sadiki ka faleminderuar z.Adili dhe ASH për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë në zgjedhjet lokale.

Sadiki ka premtuar se angazhimi i tij për të gjitha vendbanimet e komunës nuk do të ndalet dhe se bashkëpunimi me këshilltarët e ASH do të jetë në nivelin e duhur dhe në interes të banorëve të Komunës se Studeniçanit.