Dega e BDI-së, në komunën e Zhelinës, zyrtarizoi kandidaturën e dr.Fatmir Izairi

vull

Sot Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Komunën e Zhelinës mbajti mbledhjen e radhës ku si pika të rendit të ditës ishin, propozimi për kandidat të mundshëm për kryetar komune në zgjedhjet e ardhëshme lokale dhe diskutim për organizimin e strukturës në fitoren e ardhëshme në këto zgjedhje.

Në pikën e parë në mënyrë unanime, me aklamacion, u pranua propozimi i Kryetarit të BDI-së, z.Ali Ahmeti në kordinim me kryesinë e degës,  që kandidat i mundshëm i BDI-së për kryetar të Komunës së Zhelinës në këto zgjedhje  të jet Dr.Fatmir Izairi.

Në pikën e dytë u diskutua organizimi i strukturës për këto zgjedhje dhe u cekën projektet kryesore që do vazhdohen në katërvjeçarin e ardhëshëm e të cilët projekte  fatkeqësisht u anashkaluan në këtë mandat!

Next Post

PDSH zyrtarizon kandidaturën e z. Daut Emini për kreun e Komunës së Tearcës

Sonte, më 26 qershor, u mbajt Kuvendi i Degës së Partisë Demokratike Shqiptare në Tearcë ku   u zyrtarizua kandidatura e z. Daut Emini për kreun e Komunës së Tearcës.  Në këtë kuvend u zgjodh edhe kryetari si dhe kryesia e degës së PDSH-së Tearcë ku për kryetar u zgjodh […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: