Dega e PDSH-së Likovë mbajti kuvendin e degës ku u zyrtarizua kandidatura e z.Hevzi Jashari

vull
Kuvendi i degës së PDSH-së në Likovë zyrtarizoi kandidatin për kryetar komune si dhe listën e këshilltarëve
Dega e PDSH-së Likovë mbajti kuvendin e degës ku u zyrtarizua kandidatura e z.Hevzi Jashari për kryetar komune si dhe u miratua lista e kandidatëve për këshillin komunal që do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit. Bartës i listës do të jetë z.Ragmi Isufi.
Në këtë kuvend kandidati i PDSH-së për kreun e komunës së Likovës Hevzi Jashari elaboroi para kuvendit të  degës platformën me të cilën do të garojë në zgjedhje. Kjo platformë parasheh zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen vendbanimet e komunës së Likovës siç janë uji për pije, kanalizimi, infrastruktuta rrugore, arsimi, kultura, si dhe projekte tjera me rendesi për banorët e kësaj komune.
Punimet e kuvendit të degës së Likovës i ndoqi edhe sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, z. Sali Ajdini.
Next Post

Ky është kandidati për Kryetar të Gostivarit nga BDI

Takim i liderit të BDI, z.Ali Ahmeti me strukturat e Gostivar. Kryetari i degës, z. Bashkim Hasani shpalli para të pranishmëve dhe liderit Ahmeti propozimin për kandidat për të parin e komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta, të aprovuar nga të gjitha strukturat e degës së BDI në Gostivar. Hasani […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: