Demokratët në Tuz do të mbështesin kandidatët e Forumit Shqiptar, pa pjesëmarrje në pushtet

vull

Demokratët do të mbështesin zgjedhjen e Kryetarit të Komunës së Tuzit dhe Kryetarit të Kuvendit, por nuk do të jenë pjesë e pushtetit.

Këshilli qendror i Demokratëve e ka autorizuar këshilltarin e tyre në Kuvendin e ardhshëm të Tuzit, Shtjefën Camaj, të mbështesë pa kushte kandidatët e Forumit Shqiptar dhe në këtë mënyrë të sigurohet “numri vendimtarë 17 i mandateve për dërgimin e DPS-së në opozitë”, kanë deklaruar nga kjo parti, raporton Vijesti.

Nga kjo parti kanë sqaruar se nuk do të jenë pjesë e pushtetit dhe as nuk do të kërkojnë asnjë funksion si “shpërblim” i përkrahjes së tyre. /MALESIA.ORG

 

Next Post

Pollozhani porosi Ixhet Memetit: Shkrepe o Avokat i Popullit

“Shkrepe o Avokat i Popullit, shkrepe vetëm një herë ti bashkë me komesarin Han”, ka shkruar këtë porosi në facebook, kryetari i Shoqatës së Burgosurve Politik Shqiptar, Shpëtim Pollozhani, duke kritikuar Avokatin e Popullit, Ixhet Memeti, përcjellë INA. Z. Ixhet Memeti është Avokat i Popullit që nga viti 2004, që […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: