Moti me diell dhe i ngrohtë do të qëndrojë deri të martën. Të Mërkurën, vranësira do të rritet, temperaturat e ditës do të ulen me disa gradë, ndërkaq të enjten do të ketë reshje shiu.
Një ndryshim domethënës i motit pritet nga e enjtja, me reshje kryesisht dhe vranësira, me temperaturat e ditës duke rënë më tej me 5-7 gradë.