Dështon opozita e bashkuar shqiptaro-maqedonase, shumica shkarkon Zendelin

vull

Me 61 vota pro, asnjë kundër e të përmbajtur shumica parlamentare ka konstatuar shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli nga Lëvijza Besa nga pozita anëtarë I Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, njofton Indeks.mk

Shkarkimi I Zendelit vjen pas një debati tre ditorë dhe I njëjti ditë më parë u mbrojt nga opozita e bashkuar shqiptaro-maqedone, VMRO, Levica dhe ASH.

I pyetur nga indeks.mk Zendeli ka thënë se Nuk po përdoret si  figurë e VMRO-së për të bllokuar Kuvendin. Në prononcimin e tij ka thënë se partitë opozitare të bashkuara, shqiptaro-maqedone po mbrojnë procedurën e jo emrin e përvetshëm. Sipas tij po shkelet procedura, njofton indeks.mk

“Ska të bëj asgjë me VMRO-në. Ka të bëj me shkarkimin tim i cili është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit”, i tha Zendeli portalit Indeks.mk

Ndryshe, dje deputetët e shumicës, Arbër Ademi dhe Skender Zejdi Rexhepi, akuzuan opozitën e bashkuar shqiptaro-maqedone se nëpërmes zotit Zendeli po tentojnë të bllokojnë funksionimin e Kuvendit.

Next Post

Taravari:Fërçkovski është shquar si albonofob dhe fashist ordiner.

Të nderuara media, Të nderuar qytetarë, Kemi thirrur këtë konferencë për shtyp pas raportimeve të mbrëmshme për dekretimin e Ljubomir Fërçkovskit si ambasador i Maqedonisë së Veriut pranë OKB-së në New York. Ky dekretim nëpër terr nga ana e Presidentit Pendarovski është një skandal diplomatik i paprecedentë dhe një fyerje […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: