Dështon Sela në Kërçovë, të njejtit njerëz në çdo takim (Foto)

Kohanews Admin

Zgjedhjet e 12 prillit i kanë ndezur motorët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Edhe pse ende nuk ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore liderët shqiptarë dalin para popullit për ti bindur se pas 12 prillit do të ndryshojë jeta për ata. Takimet me qytetarët jo çdo herë sallat janë të mbushura me njerëz të fshatrave apo qyteteve, por ata barten nga një vend në një vend për të treguar forcë se partia po rritet.

Një bartje të njerëzve e ka bërë edhe Ziadin Sela në Kërçovë, siç shihet të njejtit njerëz janë në çdo takim, kjo tregon se Sela në Kërçovë nuk ka shumë simpatizues por ka një grup të vogël që i bartë nga një sallë në një sallë tjetër.

Ndryshe deri tani partitë shqiptare do të garojnë të vetme pasi nuk ka asnjë marrëveshje mes tyre për të garuar në ndonjë koalicion. BDI është deklaruar se nuk i duhen partitë e vogla, pasi vet është e madhe, lideri i PDSH-së gjithashtu është shprehur se do të garojë e vetme ndërsa ASH-ja e Selës, Alternativa e Gashit dhe BESA e Kasamit po vazhdojnë të tallen me opinionin duke luajtur se nesër bëhet koalicioni i opozitës e në fakt nuk po realizohet dhe siç duket edhe këta parti mund të garojnë të vetme në zgjedhjet e 12 Prillit.

Next Post

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi, priti sot në selinë e partisë, Ambasadorin e Gjermanisë, z.Thomas Gerberich

Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike, për zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit si dhe për rrumbullaksimin e procesit të integrimit të vendit në NATO dhe EU. Kryetari Thaçi potencoi se PDSH mbetet gjithmonë e përkushtuar në përfundimin e procesit të integrimit të vendit në NATO dhe BE, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: