Detaje: Shkatërrohet grupi kriminal i narko-dilerëve, arrestohen gjashtë persona, sekuestrohet drogë në vlerë prej mbi 800.000 eurove

vull

Sot NJPB Kavadar deri te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit -Shkup parashtroi denoncim penal për grup të organizuar kriminal, edhe atë kundër D.J. (35) nga Strumica, A.U. (45) nga Shkupi, M.Z. (29) nga Kumanova, M.S. (36) nga Manastiri, K.S. (46) nga Prilepi, G.K.(25) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 215 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në të vërtetë, Departamenti i Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme, në baskëpunim me Departamentin për Pengimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz dhe të Njësitit Special Antiterrorist “Tigri”, me përkrahjen e Shërbimit Amerikan për Luftë kundër Drogës-DEA realizuan hetim disa mujor, në koordinim dhe sipas udhëzimeve të Prokurorit Publik nga PTHPNKOK, kurse gjatë ditës së djeshme është realizuar aksion i përbashkët i koordinuar, gjatë të cilit në aksin rrugor  Prilep-Rosoman, në afërsi të fshatit  Raec është ndaluar automjeti “audi A8”, me targa regjistrimi të Shkupit, në të cilin kanë qenë të denoncuarit K.S. dhe M.Z. Menjëherë pas kësaj është ndaluar automjeti “dacia daster”, me targa regjistrimi të Shkupit, i drejtuar nga A.U., ku bashkëudhëtar ka qenë G.K., kurse pas tyre edhe automjeti transportues “furgon”, në të cilin ka qenë sasi e madhe e drogës, e paketuar në 40 kuti kartoni në të cilat kanë qenë 400 paketime polietilenike me drogë. Personat janë privuar nga liria dhe nga ekspertiza e kryer nga droga e gjetur është vërtetuar se bëhet fjalë për marihuanë në sasi të përgjithshme prej rreth 200 kilogramëve.

Në Prilep, në të njëjtën kohë, është privuar nga liria edhe M.S. i cili ka drejtuar automjetin transportues “iveco”, me targa regjistrimi të Manastirit, kurse në Gjevgjeli, në pikë karburanti është privuar nga liria edhe organizatori i grupit kriminal D.J., i cili ka drejtuar automjetin “opel astra”, me targa regjistrimi të Shkupit.

Gjatë bastisjes të kryer tek A.U. në banesë në Shkup është gjetur sasi më e madhe e armëve, municionit, granatave, barutit dhe pjesë të armëve, për çka do të parashtrohet edhe denoncim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal, kurse gajtë bastisjes në banesë në Manastir janë gjetur 13.600 euro dhe 50.000 denarë, koleksion i orëve luksoze, si dhe dokumentacion për fabrika për prodhimin e marihuanës për qëllime mjekësore. Gjatë bastisjes në Kumanovë tek M.Z., janë gjetur dy pistoleta dhe plumba, kurse sasi më e madhe e të hollave është gjetur edhe gjatë bastisjes te K.S. në Prilep te nëpunësi policor. Gjatë bastisjes tek D.J. nga Strumica janë gjetur dhe sekuestruar telefona celular dhe sim-kartela, mjete në të holla, kurse gjatë bastisjes personale është gjetur marihuanë.

Bastisje është kryer edhe tek M.S. nga Manastiri, gjatë të cilës janë gjetur mjete në të holla dhe banknota të ngjyrosura të eurove të cilat rrjedhin nga vjedhje në bankomat.

Me urdhër të Prokurorit Publik dhe marrjes të urdhërit gjyqësor nga Gjykatës në procedurë paraprake në bashkëpunim me Komisionin për vlerësimin e plotësimit të kushteve dhe kontrollit të prodhimit të kanabisit mjekësor pranë Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë natës së kaluar është kryer kontrollë në dy fabrika për prodhimin e kanabisit mjekësor në Prilep dhe në Manastir, me të cilat ka bashkëpunuar A.U.

Të gjithë gjashtë personat janë privuar nga liria dhe sot do të dalin para Gjykatësit në procedurë paraprake nga Gjykata Penale Themelore, kurse vazhdon hetimi intensiv me qëllim të identifikimit të personave tjerë të involvuar në furnizimi, mbajtjen, transportin dhe shitjen e paautorizuar të drogës narkotike.

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me luftën e pakompromis me krimin!

Next Post

Thaçi: Koalicion me të gjithë përveç me BDI-në

Ish kryetari i komunës së Tetovës Sadi Bexhetit do të kërkojë edhe një mandat nga qytetarët e Tetovës si kandidat i Partisë Demokratike Shqiptare. Kandidaturën e tij Bexheti e shpalosi gjatë ditës së sotme para selisë së PDSH-së në Tetovë. Bexheti tha se dy mandatet e Teuta Arifit kanë qenë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: