Dimitrov dhe Nuredini morën pjesë në mbledhjen e 5-të të Komitetit të Monitorimit Sektorial

vull
Zëvendëskryeministri për  Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov bashkë-kryesoi sot takimin e 5-të të Komitetit të Monitorimit Sektorial për Mjedisin Jetësor në kuadër të  IPA II.
Programi shumëvjeçar operacional për 2014-2020 në sektorin e mjedisit jetësor  dhe  veprimit të klimës ishte fokusi kryesor i takimit. Bëhet fjalë për  një portofol me 47 projekte dhe afërsisht 135 milion euro të fondeve IPA që shteti duhet të përdorë dhe për të vënë në veprim projektet më së voni deri në vitin 2025.
Zëvendëskryeministri Dimitrov: “Me publikimin  e iniciativave të reja nga Bashkimi Evropian, plani Evropian dhe investimet, si dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, bëhet e qartë se koha e komoditetit ka mbaruar dhe se ne kemi një shans të madh përmes fondeve të BE për të siguruar standardet evropiane në jetën tonë të përditshme.  Me një fokus në ajrin e pastër, ujin e pijshëm të pastër, trajtimin e mbetjeve të ngurta, mbrojtjen e biodiversitetit, qëllimi ynë me ndihmën e Unionit është të sigurojmë një jetë më të mirë dhe më të shëndetshme për qytetarët e Maqedonisë”.
Takimi, i cili u ndoq nga Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, shqyrtoi progresin në zbatimin e projekteve për ndërtimin e një sistemi kolektor në Shkup, ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza në Manastir dhe Tetovë, zgjerimin e rrjetit të kanalizimeve në Kërçovë, ndërtimin e  një sistemi të integruar për trajtimin e mbetjeve të ngurta në rajonin lindor dhe verilindor, si dhe projekte që ndihmojnë në procesin e harmonizimit të legjislacionit maqedonas me acquis evropiane.
Ministri Nuredini: “Ne jemi mirënjohës për mbështetjen që marrim nga Bashkimi Evropian, veçanërisht për ndihmën financiare të siguruar nga programi IPA. “Përmes këtyre investimeve, jo vetëm që do të mbrohet mjedisi, por gjithashtu do të përmirësohet cilësia dhe standardi i jetesës së qytetarëve tanë.”
Takimi mbahet një herë në vit dhe shërben për të hapur pyetje në prani të anëtarëve të komitetit për portofolin e projekteve në mjedis. Forumi i komitetit përfshin përfaqësues të ministrisë përkatëse, Delegacionit të BE-së, Ministrisë së Financave, donatorëve dhe OJQ-ve. Kjo prani mundëson një diskutim transparent dhe të hapur që duhet të japë udhëzime dhe orientime për veprime të synuara në periudhën e ardhëshme.
Next Post

Ministri Shaqiri priti në takim ministren Shahpaska, bashkëpunimi mes dy dikastereve temë e bisedës

Vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministrisë së punës dhe politikës sociale dhe avancimit të mëtejshëm ndaj të njëjtit, ishte në fokus të takimit të sotëm ndërmjet ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeon Shaqiri dhe ministres Jagoda Shaphaska. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan rreth temave […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: