Dimitrov në Ditën e Evropës:Është koha për ti filluar negociata e merituara për anëtarësim dhe kështu bashkërisht do të jemi fitues

vull

Me rastin e 9 majit, Ditës së Evropës, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov dhe Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Ambasadori Dejvid Gir, sot vizituan zyrën e Eko Postë shfrytëzues i projektit EU4Resilience.

“Në ditën e Evropës, serish flasim për të ardhmen e Evropës – për paqen, unitetin, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit tonë, dhe duhet t’ju kthehemi bazave, drejt saj që na bashkon dhe për çka duam së bashku ta ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët evropiane – akoma në ëndërr e parealizuar të shumë gjeneratave të qytetarëve tanë… ajo që na bashkon janë  vlerat dhe aspiratat për një jetë më të mirë për qytetarët tanë të cilët atë e meritojnë, përmes një zhbllokim të menjëhershëm të rrugës euro-integruese.

BE nuk do të jetë e plotë deri sa nuk i integron vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë mënyrë kompleton projektin e vendeve të bashkuara të Evropës – tha Zëvendëskryeministri Dimitrov.

Ai nënvizoi se Maqedonia e Veriut jo vetëm që do të bëhet pjesë e Unionit, por edhe shpesh kemi treguar se dimë të sillemi kështu, konkretisht përmes veprimit tonë si një partner i qëndrueshëm në skenën ndërkombëtare dhe sipas fjalëve të BE-së, një shembull i ndritshëm në rajon për zgjidhjen e çështjeve të vështira.

“Kjo është rruga nga e cila do të hapërojmë të vendosur, nuk do të dorëzohemi pavarësisht sfidave, për arsye se qytetarët maqedonas meritojnë të jenë edhe formalisht pjesë e kësaj familje.

Dimitrov: “Nuk mundem, dhe të mos përfundoj me mesazhin tim: beteja jonë në fakt është betejë edhe e Evropës vetë me vete, për ta mbajtur fjalën. Është koha për ti filluar negociata e merituara për anëtarësim dhe kështu bashkërisht do të jemi fitues” Gëzuar Dita e Evropës – 9 Maji”.

Iniciativa EU4Resilience siguron 40 milion euro – në formë të kredive pa interes dhe granteve në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe në mbështetje të grave dhe burrave që ballafaqohen me rrezik të papunësisë. Projekti zbatohet me ndihmën e Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë për Punësim. Kjo është pjesë e mbështetjes së përgjithshme për vendin të lidhur me COVID-19, e cila arrin në rreth 230 milion euro përbëhet nga mbështetja e sektorit shëndetësor, për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të pandemisë dhe sigurimin e vaksinave me cilësi të lartë.​

Next Post

“Rruga e Arbrit e përfunduar në masën 80 %”/ Krashi: Do t’i japë mundësinë qarkut të Dibrës të çlirojë energjitë e fjetura përgjatë 30 viteve

Kandidati fitues i Partisë Socialiste në Qarkun e Dibrës, Lavdrim Krashi, i cili u kthye nga Londra për t’u përfshirë në zgjedhjet e 25 prillit, foli sot gjatë një interviste televizive për fushatën elektorale, por edhe mënyrën si do ta përfaqësojë ai popullin dibran katër vitet e ardhshme në Parlament. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: