Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot kishte takim me Ambasadoren e Malit të Zi në vend, Marija Petroviq, me qëllim të shkëmbimit të mendimeve dhe aktualiteteve në kontekst të procesit euro-integrues si të Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe të Malit të Zi.
Në takim u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në kontekst të këtij procesi.
“Përvojat e fundit me Malin e Zi në udhëheqjen e negociatave aderuese të cilët u prezantuan para Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Ministrinë për Punë të Jashtme, konfirmojnë bashkëpunimin tonë të afërt në arritjen e vizionit të përbashkët për vendet tona, por edhe të Ballkanit Perëndimor në përgjithësi”, theksoi Zëvendëskryeministri Dimitrov.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe mundësinë për revitalizimin e bashkëpunimit në kuadër të Komitetit të Përzier sipas Marrëveshjes për Bashkëpunim në sferën e integrimit në BE, duke u dokorduar se takimi do të ishte e rëndësisë së veçantë në këtë periudhë, nën dritën e metodologjisë së re dhe mënyrës së zbatimit të reformave evropiane në këtë kontekst.
Ata shprehën pritje se trendi pozitiv në bashkëpunimin bilateral do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, dhe në ndërtimin e ardhmërisë së përbashkët evropiane.
You must be logged in to post a comment.