Zëvendëskryetari Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov mori pjesë në mbledhjen e 18-të të Komitetit të Përzier Parlamentar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian me të cilën kryesonin Bilall Kasami nga ana maqedonase dhe Andreas Shider nga Parlamenti Evropian.
Zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi rëndësinë e mbajtjes së bashkëpunimit parlamentar për menaxhimin e përbashkët me sfidat, si mbështetje e vazhdueshme nga Parlamenti Evropian për procesin aderues të vendit, në veçanti përmes Dialogut “Zhan Mone”, duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm të Parlamentit në procesin e aderimit drejt BE-së.
Në takim u diskutua edhe Rezoluta e Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, ku Zëvendëskryeministri theksoi keqardhje për amendamentet e miratuara njëanshëm. Ai përshëndeti miratimin e Rezolutës së PE në AFET dhe në PE me shumicë të madhe lidhur me kompromisin se çështjet bilaterale nuk duhet ta bllokojnë procesin e aderimit. “Mirëpo njëkohësisht nuk do të mundja të mos shpreh keqardhje dhe zhgënjim për një pjesë të amendamenteve të cilat sot u votuan – 4 dhe 5 amendamente të dorëzuara nga z. Galer në emër të EPP-s, si dhe të shpreh keqardhje se amendamenti nr.2 nuk pati sukses të merr shumicën e duhur,” – tha Dimitrov.
Ai tha se as ne as BE nuk ka një luks këtë herë të lejojë mossukses, qoftë kur bëhet fjalë për vendimet kur duhet të sillen nga ana e të gjitha vendeve anëtare ose në marrëdhëniet tona bilaterale:
„Kontributi është jashtëzakonisht i madh – duke përfshirë edhe kredibilitetin e BE-së në rajon. Vendi im këtë vit shënoi 2 dekada nga nënshkrimi i MSA dhe 16 vite nga marrja e statusit kandidat. Kishim sërë Raportesh ku propozohej fillim i negociatave, patëm sukses ta tejkalojmë të paparamenduarën, zgjidhjen e kontestit më të madh nga Dejtoni në rajonin tonë – kontestin me emrin me Greqinë, pastaj patëm problem me vetë procesin, që u tejkalua me metodologjinë e re dhe morëm dritë jeshile në mars. Me të vërtet është koha për ta filluar procesin aderues, nëse kemi sukses këtë ta bëjmë do të arrijmë fitore të trefishtë – për ne, për Sofjen dhe për BE-në, ndërkaq kjo do ti dërgojë sinjal të shkëlqyeshëm rajonit.” – përfundoi Dimitrov.
Para euro-deputetëve Dimitrov shfrytëzoi rastin ta paraqes “Agjendën: Evropa në vend” me çka konfirmohen përpjekjet e Qeverisë për dhënien e rezultateve në sferat prioritare nga klasteri Themelet, vendoset korniza për zbatimin e agjendës së gjelbër me Maqedoninë e Veriut, ndërkaq informoi edhe për përmirësimin e absorbimit të fondeve të IPA-s si një mekanizëm i rëndësishëm për zbatimin e reformave.
“Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në përmbushjen e reformave që janë pjesë e agjendës së BE-së, jo vetë për të dhënë argumente mbështetësve tanë në Union në prag të misionit tonë të përbashkët për çeljen e negociatave aderuese në kuadër të kryesimit Portugez, por para se gjithash për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve maqedonas. Evropa në vend nuk është vetëm një sintagmë, është përkushtim real dhe i sinqertë i kësaj Qeverie për transformimin e shoqërisë tonë në atë evropiane” – tha ai.