Diplomat e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të UT-së njihen nga institucionet prestigjioze ndërkombëtare

vull

Nga 1 tetori 2021, diplomat e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, njihen nga dy institucionet më prestigjioze mjekësore në botë, Education Commission for Foreign Medical Graduates (ECFMG) dhe Medical Council of Canada (MCC).

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Dr. Shefik Shehu, njoftoi se ky lajm i mirë dhe i gëzueshëm për studentët e mjekësisë vjen pas një përpjekjeje një vjeçare. Me regjistrimin në data bazën më të madhe të fakulteteve të mjekësisë në botë (World Directory of Medical  Schools, www.wdoms.org). Universiteti i Tetovës, me Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë u bashkëngjitet mbi  1700 institucioneve arsimore botërore të shkencave të mjekësisë, informon prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar i UT-së, Prof. Dr. Shefik Shehu.

Ky hap u mundëson të diplomuarve tanë pjesëmarrje në provimet për licencim në SHBA, Kanada dhe më gjerë, pa pasur nevojë për provime shtesë. Njëherit të diplomuarve tanë më të suksesshëm u mundësohet pjesëmarrja në forume dhe platforma ndërkombëtare, si dhe u jepet shansi për krijimin e linjave të reja të komunikimit me klinika dhe institucione ndërkombëtare simotra.

Next Post

Vazhdon fushata intensive e kandidatit të PDSH për kryetar të komunës së Tetovës Prof.Dr.Sadi Bexheti dhe bartësit të listës së këshilltarëve z.Pajtim Thaci

Në bashkëbisedim me banorët e nënëdegës Qendër-Tetovë, qytetarët e këtij vendbanimi u ankuan se kryetarja aktuale e Tetovës znj.Teuta Arifi jo vetëm që nuk ka bërë asgjë në këto 8 vite por situate ka degraduar në kufi të alarmantes. Banorët theksuan se si është e mundshme që kryetarja aktuale e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: