Disa nga viktimat e zjarrit në Tetovë do të varrosen sot

vull

Sot në orën 14:00 pritet varrimi i disa prej të vdekurve që humbën jetën nga zjarri në spitalin modular në Tetovë, ka mësuar Alsat .

Zjarri që shpërtheu në spitalin modular në Tetovë vrau 14 persona dhe plagosi 12.

Dymbëdhjetë pacientët që i mbijetuan zjarrit në spitalin modular të Tetovës janë në gjendje të mirë shëndetësore pa lëndime nga zjarri, siguron Qendra Covid. 

-Pacientët që u shpëtuan janë në gjendje relativisht të mirë shëndetësore, ata nuk kanë shenja të lëndimeve nga zjarri. Për fat të mirë, ata pacientë që u transferuan në pavionet e tjera për një kohë të shkurtër, ishin në gjendje më të mirë shëndetësore dhe nuk kishte probleme në atë vakum kur lëviznin nga një repart në tjetrin, nuk kishte probleme me transportin,” tha doktor Gëzim Nuredini.

Next Post

Ekspertë gjermanë nga Policia Kriminalistike Federale arrijnë këto ditë në Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar në hetimin rreth fatkeqësisë në Tetovë

Mëngjesin e sotëm është konfirmuar mbështetja nga aleati i NATO-s, Gjermania, me të cilën aprovohet në vend të arrijnë persona ekspertë me nivel më të lartë të ekspertizës për hulumtime gjatë fatkeqësive për të ndihmuar në përcaktimin e arsyeve për zjarrin në kovid qendrën modulare në Spitalin në Tetovë. Bëhet […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: