Donacion nga ambasada e Japonisë për Ndërmarrjen publike Komunale “Mirëmbajtja” komuna e Zhelinës

vull

Sot me rastin e ceremonisë për nënshkrimin e kontratës të donacionit nga Ambasada e Japonisë për komunën e Zhelinës dhe Ndërmarrjen publike komunale ‘‘Mirëmbajtja’’ mirëpritëm  Shkëlqësinë e tij  Ambasadorin e Japonisë  z.Sawada Hironori.

Fjalimi faleminderues nga Drejtori i NPK ‘‘Mirëmbajtja’’

Si Drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale “Mirëmbajtja” i shpreh mirënjohje të madhe në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Zhelinës Ambasadorit të Japonisë, Shkëlqesisë së Tij z. Saëada Hironori dhe popullit mik Japonez për mbështetjen e qytetarëve në vendin tonë me këtë donacion.

Donacioni i këtij eskavatori, i mundëson Ndërmarrjes Publike Komunale “Mirëmbajtja”  që të mund të intervenojë në kohë në situata të ndryshme si dhe të pastrojë shtretët e lumenjëve për parandalimin e vërshimeve, për pastrimin e rrugëve në dimër si dhe për të minimizuar pasojat nga fatkeqësitë natyrore.

Ne si ndërmarrje komunale do të menaxhojmë me pajisjen me shumë përgjegjësi edhe në të ardhmen.

Next Post

100 kontejnerë të rinj për mbeturina nga Konja e Turqisë donacion për komunën e Tetovës

Sot, në ambientet e komunës së Tetovës zhvillova takim me përfaqësues nga Konya e Turqisë të udhëhequr nga Ismail Türkoğlu, Hüseyin Kürşat Ovelekoğlu, Ramazan Şevik, Mustafa Özsolak si dhe Ibrahim Bahadir Tosun. Në takim, kryesisht diskutuam për punën e Ndërmarrjes Publike Komunale, nevojat e tyre dhe të qytetarëve tanë lidhur […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: