Doza e tretë e vaksinës do të aplikohet edhe në Maqedoni

vull

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni e ka marrë letrën nga Komiteti për imunizim, në të cilën rekomandohet doza e tretë e vaksinës kundër COVID-19, për personat që janë imunodeficient.

Ministri Venko Filipçe tha se vaksinimi me dozën e tretë do të fillojë nga kjo javë. Ai dhe se vaksinat janë të sigurta dhe se nga më tepër se një milion të aplikuara, nuk ka komplikime serioze, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rekomandimi nga Komiteti për imunizim për dozën e tretë të vaksinës është për personat që janë me imunitet të komprometuar. Kjo bëhet sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore në SHBA. Rekomandimi ka ardhur sot, do të zyrtarizohet dhe gjatë kësaj jave do të fillojë zbatimi”, tha Filipçe.

Ai gjithashtu tha se personat të cilët do të kthehet nga Afganistani, do të ketë karantinë prej 14 ditëve.

Next Post

Situata në Afganistan/Osmani në vijë me SHBA-në

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani është pozicionuar në vijë me amerikanët karshi çështjes afgane. “Maqedonia fuqishëm mbështet Deklaratën e përbashkët të lëshuar nga SHBA dhe aleatët e NATO-s. I bashkohemi përpjekjeve të përbashkëta në sigurimin e largimit të sigurt të shtetasve të huaj dhe afganëve që duan të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: