Dega e Aleancës për Shqiptarët sonte e konsolidoi Shtabin komunal në Tetovë, ku shef shtabi u zgjodh Dr. Fisnik Ferati.
Po ashtu, u formua edhe ekipi për çështje juridike, ekipi lokal për marrëdhënie me opinionin, si dhe u autorizua formimi i shtabeve vendore.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe shefi i shtabit qendror, Remzi Mehmedi, i cili foli për përgatitjet për fillimin e fushatës në Tetovë, kandidati për kryetar, Vullnet Murseli, bartësi i listës së këshilltarëve, Muzafer Etemi, si dhe kandidatët për këshilltarë komunalë.
Në këtë takim u theksua rëndësia për fitoren në Komunën e Tetovës, e cila fitore do ta sjellë ndryshimin më se të nevojshëm në qytetin universitar që për një dekadë është degraduar si nga pushteti qendror, ashtu dhe nga pushteti lokal.

You must be logged in to post a comment.