Drejtori Frymezim Dauti shkarkohet nga detyra e drejtorit të Entit Kombëtar, Biblioteka Universitare Kombëtare „Shën Kliment Ohridski”- Shkup

vull
Drejtori Frymezim Dauti  shkarkohet nga detyra e drejtorit të Entit Kombëtar, Biblioteka Universitare Kombëtare „Shën Kliment Ohridski“- Shkup për shkak të punës e cila nuk është në pajtueshmëri me ligjin dhe statusin, edhe në raste të tjera të parashikuara me ligjnë bazë të nenit 33, alineja 2 të Ligjit për kulturë.
Pas mbikëqyrjeve disamujorshe të realizuara nga ana e Ministrisë së Kulturës  në vitin 2021 janë konstatuar një sërë parregullësish serioze në punën  e drejtorit në aspektin e Ligjit për kulturë dhe Ligjit për bibliotekat.
Në bazë të  gjendjes faktike të konstatuar gjatë mbikëqyrjeve, ministrja e Kulturës Irena Stefoska vlerësoi se janë plotësuar kushtet ligjore për shkarkimin nga detyra e drejtorit të Bibliotekës Universitare Kombëtare para skadimit të mandatit.
Deri në zgjedhjen e drejtorit të ri për shkak të mospengimit të punës së këtij enti, është emëruar drejtor udhëheqës detyre nga radhët e të punësuarve.
Next Post

Shaqiri: Do të mbështesim maksimalisht krijimin e sektorëve me funksion zbatimin e gjuhëve nëpër institucionet shtetërore

Ministri për shoqëri informatike dhe adminisratë, Jeton Shaqiri, ishte i ftuar sot në ceremoninë e ndarjes së çertifikatave, për ndjekje të trajnimit për përkthim dhe lektyrim nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase, organizuar nga Agjencia e zbatimit të gjuhës.   Si rezultat i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: