Drejtori i NKP-Tetovë ndanë 20 vendime pune

vull

“Sot kam nderin dhe kënaqësinë zyrtarisht në cilësinë e drejtorit të NKP Tetovë të dorëzoj 20 vendime pune të përhershme për të punësuarit në këtë ndërmarje” kështu është shprehur drejtori Nuredin Fetai informon Tetovasot.
Pas ardhjes së tij në krye të këtij institucioni kanë nisur ndryshimet e shumta.
Drejtori Fetai tha se përkushtimi ynë është serioz në selektimin e kuadrove cilësorë të cilët do të jenë në shërbim permanentë të qytetarëve tanë!

“Ne vazhdojmë edhe më tutje në realizimin e premtimeve dhe objektivave tona duke patur gjithmonë qytetarin në rend të pari si prioritet dhe njëkohësisht duke dëshmuar se besimi i dhënë nga ana e qytetarëve na motivon çdo ditë e më shumë në punë konkrete dhe realizim të projekteve tona!”u shpreh ai

Ditë më parë punëtorët e kësaj ndërmarrjeje u pajisen me rroba të reja në ndërkohë që edhe pagesat e tyre tashmë po bëhen në kohë të rregullt.

Next Post

Sanksionohen 13 automjete me të cilat kryhet transporti publik në rajonin e SPB Tetovë

Mbrëmë (08.02.2022), në periudhën kohore nga ora 11:00 deri më 13;00, në rajonin e SPB Tetovë, në kuadër të kontrollimeve aksionale të vazhdueshme të automjeteve të cilat kryejnë transport publik të udhëtarëve (autobusë dhe furgonë), janë zbuluar dhe sanksionuar pesë automjete (GV) me frena në gjendje jo të rregullt teknike […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: