Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Drejtori Pajaziti: SHMKM “Nikolla Shtejn” Tetovë është gati për fillim vitin shkollor, janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për pritjen e nxënësve

1 min read
Të dashur nxënës, të respektuar kolegë dhe ju të nderuar prind.
Më 1 shtator fillon viti i ri shkollor 2022/23. Të gjithë nxënësve të regjistruar në vitin e parë, por edhe të tjerëve ju uroj suksese!
Koha e shkollës është më e ndritshme dhe më e bukura! Merrni maksimumin prej saj dhe kalonja jetën me optimizëm. Shoqërohuni me miqtë e vjetër dhe gjeni të rinj! Ju jeni e ardhmja e vendit tonë, uroj që arritjet tuaja të bëhen krenaria e familjes dhe profesorëve tuaj.
I urojmë edhe mësimdhënësit me dëshirën
që dituria e tyre dhe e librit, të gjejnë strehim në mendjen e nxënësve dhe puna e tyre e shenjtë të realizohet si duhet.
P. S. Shkolla jonë funksionon në dy ndrrime.
Nxënësit e vitit të I-rë dhe të III-të do të mësojnë paradite duke filluar në 7.30, ndërsa nxënësit e vitit të II-të dhe të IV-do të mësojnë pasdite duke filluar nga ora 13.30.
E falenderojmë komandantin e zjarrfikësve Avni Ameti për larjen e oborrit dhe hapësirave rreth shkollës.
Binas Pajaziti