Duraki: Marrëveshja e Ohrit i hapi rrugën vendit drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian

vull

Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Të nderuar miq ndërkombëtar,

Për shkak të Pandemisë  dhe duke vendosur si prioritet kryesor shëndetin e njerëzve,  këtë vit  e zgjodhëm këtë mënyrë për të përkujtuar 19 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Ky përvjetor ka një veçanti unike, sepse jemi pjesë e NATO-s dhe nëpërmjet kësaj ne kemi arritur qëllimin kryesor të Marrëveshjes që ishte:ndalimi i luftës së vitit 2001 dhe krijimin e sigurisë së përhershme të vendit tonë.

Ky përvjetor është gjithashtu i ndryshëm, sepse po realizohet edhe vizoni tjetër. Inkuadrim në familjen e madhe të demokracisë perendimore:

Anëtarësimi i vendit në Unionin Evropian

Vet lufta e vitit 2001 erdhi si rezultat i paragjykimeve dhe pabarazive ndaj komunitetit shqiptar dhe bashkësive tjera etnike. Maqedonia e Veriut, që nga pavarësia e humbi mundësinë që të ishte një shtet i barabartë për të gjithë qytetarët e saj.

Edhe pse kishin përfaqësues legjitim në Parlament, çdo iniciativë për përmirësimin e gjendjes së bashkësive etnike përfundonte në të njëjtën mënyrë:

me mbivotim.

Marrëveshja e Ohrit krijoi mekanizma kushtetuese për përmirësimin e asaj gjendjeje:

parimin e Badenterit,

përdorimin e gjuhëve, simboleve,

shkollimin e lartë në gjuhë amtare,

integrimin në institucionet shtetërore etj.

Next Post

Ahmeti- Zaev: Janë arritur bazat për përparim i cili çon deri te marrëveshja e koalicionit për Qeveri të re evropiane

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev zhvilluan takim pune në atmosferë konstruktive dhe konstatuan se ekzistojnë baza  të mira për përparim. Sot pasdite përfundoi takimi i punës në mes të BDIsë dhe LSDM-së dhe Koalicionit “Mundemi në të cilin morën pjesë kryetarët Zoran Zaev dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: