Dy milion euro për Qytetin e Shkupit për këtë projekt infrastrukturorë

vull

Qyteti i Shkupit ka marr dy milion euro me ribalancin e buxhetit për realizimin e kryqëzimit në bulevardin Sllovenia. Bëhet fjalë për fazën e tretë të zgjidhjes së këtij problemi të trafikut e cila parashikon zgjerimin e bulevardit në rrugën Hasan Prishtina deri te qarkorja.

 

“Dy muaj më parë, ne filluam procedurën për ndërtimin e kryqëzimit në Momin Potok. Me këto dy milion euro nga Qeveria, ne po vazhdojmë fazën e tretë të projektit. Me këtë, kjo pjesë e qytetit do të marrë standarde të reja të trafikut, trafik të shpejtë dhe të sigurt. Vlera totale e projektit që duhet të mundësojë lidhjen me qarkoren është 11 milion euro, “tha kryetari Petre Shilegov.

Projekti për këtë projekt është gati, dhe pasi ribalanci i buxhetit të miratohet në Parlament dhe paratë të transferohen në llogarinë e Qytetit, do të shpallet një tenderi.

Next Post

MSH: Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 10.556 persona

Ministria e Shëndetësisë kë bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë vaksinuar 10.556 persona kundër Covid-19, përcjell SHENJA. Nga Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftojnë se në vendin tonë janë aplikuar 410.711 vaksina, prej të cilave 159.898 paraqesin dozën e dytë. Ndërkaq, numri i personave […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: