Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Dy police simbol por dy fate të ndryshme

1 min read

Mëngjesin e sotëm efektives së forcave Shqiponja, Blerta Dervishi iu komunikua pezullimi nga detyra, për shkak se protestoi në mbrojtje të banesës së saj në zonën “Petro Nini”.

Mirëpo si për ironi të fatit, Blerta ka qenë mikeshë e ngushtë me efektiven Ina Muka, e cila u dëmtua nga kapsollat gjatë protestës së dhunshme të banorëve të Astirit.

Foton e dy efektiveve e ka publikuar gazetari Isa Myzyraj, i cili shkruan: Dy “Shqiponjat”, dy realitete, dy bote, dy shqiperite, dy histori te dhimbshme. Per te paren shteti u ngrit ne kembe, madje shkoi deri tek Erdogani, per te dyten, ehh e dyta, paska pasur fat te keq e gjora. Pa shtepi e pa pune.

Ina Muka është aktualisht pjesë e “Shqiponjave”, konkretisht bën pjesë në repartin e “Shigjetave” (efektivët që kryejnë lëvizjen e tyre me motorra të shpejtë)

Ina jeton e vetme, me qira. Babai i saj është i pa punë, ndërsa nëna ekonomiste. Vëllai emigrant në Gjermani. Nuk ka krijuar deri tani një familje pasi i është dedikuar punës, ku kërkon të bëjë karrierë.

Ka mbaruar studimet në Universitetin e Sporteve të Tiranës dhe më tej Akademinë e Sigurisë.