Edhe gjashtë komuna përfitojnë miliona denarë për projekte infrastrukturore në ndarjen e tretë nga TAV projektet

vull

Edhe gjashtë komuna përfitojnë miliona denarë mjete për projekte infrastrukturore në ndarjen e tretë të mjeteve nga TAV projektet.

Qeveria gjithnjë e më shumë përkujdeset për komunat e vendit duke ndarë kështu mjete për realizimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore.

Dibra, Pllasnica, Studeniçani, Dollneni, Vrapçishti dhe Bërvenica janë komunat e radhës të cilat përjetojnë projekte nga mjetet e ndara nga Qeveria.

Kështu, në Dibër pritet që të ndërtohet rrugë lokale në fshatin Otishan në vlerë prej mbi 3 milionë denarë.

Pllasnicës këtë herë Qeveria i ndanë mjete për tre projekte edhe atë rekonstruim të rrugës në vendbanimin Lisiçan në vlerë mbi 5 milionë denarë, ndërtimi dhe rekonstruimi i rrugës Jurija në vlerë afër 5 milionë denarë dhe ndërtimi i disa rrugëve të tjerë në vlerë mbi 5 milionë denarë.

Komuna e Dollnenit gjithashtu është përfituese e mjeteve nga Qeveria të ndata prej TAV për ndërtimin e rrugëve lokalë në disa vendbanime në vlerë mbi 27 milionë denarë.

Vrapçishti, Studeniçani dhe Bërvenica nga mjetet e TAV përfitojnë miliona denarë për projekte infrastrukturore edhe atë mbi 25 milionë denarë përfiton Studeniçani, mbi 5 milionë denarë përfiton Vrapçishti dhe mbi 5 milionë denarë përfiton Bërvenica.

Next Post

Priftërinjtë shqiptar të Shën Bigorit ishin vrarë! Zbulimi që duhet të flet shqip

Nga Fahri Xharra “Janë gjetur mbetje njerëzore, për te cilat supozohet se u takojnë trupave te vrare te klerikëve te Manastirit te Bigorit ne një lokacion tejet te vështirë pylli te dendur përmbi Manastirin dhe nen fshatin Galiçnik. Supozohet se behet fjale për mbetje trupore te dy klerikëve te likuiduar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: