Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Edhe sot përsëri do të ketë ndryshime në çmimet e derivateve

1 min read

Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit (KRRE) sot do të sjell vendim për çmimet e derivateve të naftës që do të vlejnë nga mesnata. Nga KRRE informojnë se janë përmbushur parakushtet për sjelljen e vendimit të ri për çmimin e derivateve që do të jetë në fuqi nga mesnata.

Në ndryshimet e fundit të Rregullores për caktimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës KRRE mundet që çdo ditë të sjell vendim për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës nëse përllogaritja e çmimit të çfarëdo derivati të naftës shkon më lartë apo më poshtë për dy denarë. Për llogaritjen KRRE-ja e merr mesataren e kuotave pesëditëshe paraprake në bursë dhe nuk ndikon aspak çmimi i naftës së papërpunuar në tregun botërorë.
Sipas levizjeve të çmimeve të naftës në bursat ndërkombëtare, çmimi i derivateve duhet të ulet edhe sot në Maqedoninë e Veriut, por të shohim cka do të vendosë KRRE.