EGBO: SUPERKUPA SYNIMI YNË, JO PËR HAKMARRJE

vull

Trajneri Emanuel Egbo, në konferencën për shtyp në prag të Superkupës së Shqipërisë që do të luhet sot në orën 20:00 në “Elbasan Arena” përballë Teutës, është shprehur që kërkon ta fitojë këtë trofe, por pa menduar aspak për hakmarrje pas asaj humbje në finale përballë Teutës. Skuadra është gati dhe duhet ta mendojë këtë sfidë si starti I sezonit të ri futbollistik.

Profesor jeni gati për tu hakmarrë për atë humbje në finale?
Nuk e shoh si hakmarrje, por si ndeshja e Superkupës që duhet ta luajmë ndaj Teutës. Është një ndeshje që përkon me fillimin e sezonit të ri dhe këto gjërat e tjera nuk na interesojnë. Futemi në fushë për të dhënë maksimumin tonë dhe për të marrë maksimumin në këtë sfidë.

Je kurioz të shikosh dy skuadra që kanë ndryshuar, pasi Tirana dhe Teuta do jenë rivale në kampionat për titullin…
Jo vetëm ne por edhe skuadrat e tjera do të jenë në garë. Gjithë skuadrat kaluan në turin tjetër dhe kjo është diccka shumë e mirë për kampionatin pasi I jep një impuls tjetër. Kjo tregon rritje për kampionatin tonë dhe këtë që kanë treguar skuadrat në Europë, tregon që do kemi një kampionat të fortë.

A I trëmbeni faktit që keni shpenzuar më shumë energji se kundërshtari? Mund tju penalizojë?
Nuk trembemi, pasi është diccka e vërtetë dhe ne do e shohim kush do të jetë gati për ta përballuar ndeshjen dhe me atë mentalitet do të futemi në fushën e lojës.

Përsa I përket merkatos, tek Tirana po mungon goditja e madhe…
Varet se si e konceptoni ju, pasi ne e dim që lojtarët që kanë ardhur kanë kualitet. Kemi gjithashtu edhe futbollistë të rinj që kërkojnë kohë të përshtaten me grupin. Të gjithë ata që kemi marrë, jemi të sigurtë që do të bëjnë diferencën në kampionatin shqiptar.

Hierarkia e portës si do të jetë me ardhjen e Bekaj?
Është dicka e mirë për klubin pasi kemi 2-3 portierë të mirë. E rëndësishme është që kemi portierë për të mbrojtur portën. Unë kam qënë portier vetë dhe ai që e Meriton do të jetë në portë.

Është e plotësuar skuadra?
Kemi tre futbollistë që nuk kanë ardhur Akoma pasi duhet të shohim gjëndjen e tyre. Ata që kanë firmosur nuk janë afruar Akoma dhe ekipi nuk është ende I kompletuar. Kur të vijnë ata do të shohim nëse jemi gati dhe të kompletuar apo jo.

Next Post

Derivatet e naftës: Çmimi i dizelit mbetet i pandryshuar

Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që pas mesnate për 0.50 denarë të shtrenjtohet çmimi i benzinave, ndërsa i dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet i pandryshuar. Sipas vendimit një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 60,00 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 62,00 denarë. Dizeli […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: