Ejup Rustemi e mba fjalën, sot nisi rikonstruimi i rrugës rajonale Tetovë – Xhepçisht që kishte premtuar (VIDEO)

vull

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi dha një lajm të madh sot për banorët e Xhepçishtit dhe jo vetëm , që ka të bëjë me rikonstruimin e rrugës së lidh qytetin me këtë zonë informon Tetovasot.
Arifi u shpreh se ky projekt realizohet me përkrahje të Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore.Sipas saj sot filloi rikonstruimi i rrugës rajonale Tetovë – Xhepçisht, një investim shumë i rëndësishëm infrastrukturor që kap vlerën prej afër 40 milion denarë! .
Prezent bashkë me të parën e Komunës ishte edhe vetë drejtori i ” Rrugëve Shtetërore” Ejup Rrustemi.

Ai madje këtë lajm e pati paralajmëruar që në maj duke thënë se këtë vit pritet që të rikonstruohet rruga Tetovë-Jazhincë, respektivisht në pjesën nga dalja e qytetit të Tetovës deri në fshatin Xhepçisht gjë që bëhet realitet edhe një projekt i rëndësishëm infrastrukturorë që nuk mbaron me kaq sepse menjëherë do fillojë së shpejti edhe faza tjetër e rrugës shumë të frekuentuar Tetovë-Jazhincë.

 

Next Post

THE TOUCH, pjesë e projektit NE JEMI KËTU: EKOLOGJITË E ARDHSHME

Me kënaqësi të veçant ju njoftojmë për ekspozitën kryesore të THE TOUCH, pjesë e projektit NE JEMI KËTU: EKOLOGJITË E ARDHSHME, projekt multimedial i kuratores Ana Frangovska, në bashkëpunim me Galerinë Nacionale të Republikës së Maqedonisë Veriore, në partneritet me Këshillin Britanik dhe “Lux”, e cila do të hapet më […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: