Ekspertiza: Vetura ka kaluar në korsin e kundërt të rrugës

vull

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike ka kryer ekspertizë në vendin e aksidentit të rëndë rrugor në afërsi të Draçevës, në të cilën pesë persona e humbën jetën.


Nga Prokuroria informojnë se sipas informacioneve të para të ekspertizës, aksidenti ka ndodhur 15 minuta para mesnate, kur automobili “Reno 5” me targa të Shkupit i cili i ka transportuar viktimat, për shkaqe të panjohura ka kaluar në korsinë në drejtim të kundërt dhe drejtpërdrejtë është përplasur me një kamion për transportin e mbeturinave. Nga lëndimet e marra kanë vdekur të gjithë udhëtarët në automobil tre burra dhe dy gra.

Siç qëndron në kumtesë prokurori publik kompetent ka dhënë Urdhër për autopsi të trupave të të vdekurve, ndërsa do të bëhet edhe ekspertizë komunikacioni-teknike që të konfirmohen shkaqet e aksidentit.
Next Post

Makolli priti përfaqësuesit e shoqatës ‘Malteser’ nga Gjermania

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, priti sot përfaqësuesit e Shoqatës Humanitare nga Gjemania ‘Malteser’. Makolli i falënderoi ata për ndihmën e konsiderueshme që kjo shoqatë ka bërë në Kosovë për institucionet e kategorive të cenueshme, Institutin Special në Shtime dhe Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë. Ai u […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: