Elezi priti në takim kreun e Dibrës: I dorëzon tre projekte rrugore me mbi 54 milion denarë investime

Rimëkëmbja e ekonomisë vendore përmes intensifikimit të realizimit të investimeve kapitale, kjo ishte dhe tema e bisedës në mes të zëvendës ministres së financave Shiret Elezi dhe kreut të komunës së Dibrës, Hekuran Duka derisa ky i fundit u prit në takim nga Elezi.

Krahas kësaj, në takim janë diskutuar tema të ndryshime në lidhje me situatën aktuale me virusin Korona si dhe punën e palodhëshme që tregoi Dibra dhe dibranët në përballjen me këtë sfidë, çështje ekonomike në lidhje me menaxhimin e situatës etj.

Theks të veçantë në këtë takim ishte dorëzimi i marrëveshjes për projekte në komunën e Dibrës që financohen nga MSIP ndërsa bëhet fjalë për rekonstruim të tre rrugëve edhe atë: rruga Ali Zengo në vlerë mbi 8 milion denarë, rruga Petre Popovski mbi 23 milion denarë dhe rrjetit rrugor Venec 1 mbi 22 milion denarë.

Vlera projektuese është gjithësejt 54.351.483 denare, këto janë mjetet e ndara përmes Bankës Botërore në projektin për rrugë lokale që do realizohen përmes Ministrisë për transport dhe lidhje.

“Jemi në drejtim të përgaditjes së masave të reja për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë vendore, tani me krizën shëndetësore e cila gradualisht po humb intenzitetin, krijimi i masave të reja do të jetë stimul shtësë për ekonominë vendore posaqërsiht rritja e investimeve infrastrukturore”, thekson mes tjerave zëvendës ministrja Elezi.

Next Post

13 - 15 maj 2020 | UT – DITËT E HAPURA ONLINE

Universiteti i Tetovës i njofton të gjithë maturantët se, më 13, 14 dhe 15 maj 2020, do t’i organizojë online “Ditët e Hapura”. Kjo formë e organizimit online e “Ditëve të Hapura” përmes një platforme të krijuar enkas nga UT për maturantët, aplikohet për herë të parë në vendin tonë, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: