Elmi Aziri: ASH-ja e gatshme ta përkrahë Bilall Kasamin në Tetovë

vull

Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët në Click Plus ka bërë të ditur se koalicioni opozitar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është e gatshme të përkrahë kandidatin për kryetar të Tetovës nga Lëvizja Besa, Bilall Kasamin në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“Kë do ta përkrahim ne, jo vetëm në Tetovë,… edhe në Tetovë, edhe në Bogovinë, edhe në Vrapçisht, edhe në Tearcë, sovrani, qytetari e ka dëshmuar dhe na e ka treguar rrugën se kush kë duhet ta përkrahë. Natyrisht, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si bllok opozitar ne jemi të gatshëm që ta përkrahim Bilall Kasamin në komunën e Tetovës. Po, po, është Bilall Kasami është ai që duhet të vijë. Unë mendoj se Bilall Kasami, aq më tepër që është kryetar partie e ka vendin që të vijë për të kërkuar përkrahje sepse Bilall Kasami është në garë ashtu siç kërkuam në rrethin e parë. Në këtë situatë kur kemi vetëm kandidatë, Bilall Kasami është e natyrshme që të hapë rrugën dhe të kërkojë përkrahje”, tha Aziri.

 

Next Post

Profesori Gjokë Gojçaj vlerson lartë Shoqatën Jehona e Malësisë:”Krenare,pa komplekse,e lirë”

Profesori i njohur Gjokë Gojçaj nga Malësia e Madhe me vendbanim në New York,vlerson lartë Shoqatën Jehona e Malësisë të themeluar ditë me parë,në Michigan të Sheteve të Bashkuara të Amerikës. “Krenare,pa komplekse,e lirë”-shkruan ndër të tjera profesori Gojçaj. Ja postimi i tij në fb: Kjo më poshtë është logoja […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: