Erkan Arifi: Shkolla “Rilindja” gati për rikthimin e nxënësve

vull

Ka përfunduar edhe lyerja e klasave në SHFK Rilindja. Këtë lajm të mirë për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e ka dhënë kryetari Erkan Arifi nëpërmjet profilit të tij në Facebook. Së bashku me banorët të cilët kanë ndihmuar në disa sfera gjithçka është e mundur dhe në të mirë të shoqërisë.

Pas rekonstruimit të nyjeve sanitare në ( 3 ) tre objektet e SH.F.K. ” Rilindja “, përfundimit të nxemjes qendrore, ndrrimit të gjitha dritareve dhe derës së hyrjes tek shkolla qendrore, furnizimit të ( 6 ) tabelave të mençura – smart, rregullimin e oborrit te shkolla periferike Llojan, këtyre ditëve para fillimit të vitit të ri shkollor 2021 / 2022 me prani fizike, përfunduan edhe punimet e lyerjes së klasave tek shkolla qendrore.

Duhet cekur se në këtë shkollë edhe vet banorët e fshatrave Llojan dhe Vaksincë, përmes shoqatave e tjerë, kanë kryer punë si psh. ndërrimin e dyerve te shkolla qendrore, lyerje të disa klasave, izolim të shkollës periferike në Vaksincë, sigurim të karrikave e bankave e tjerë, për çka komuna, drejtoria dhe stafi i shkollës i falemenderojn për kontributin e dhënë.

 

Next Post

Rama: Bukë, kripë dhe zemër

Kryeministri Edi Rama, nga Sllovenia ku po merr pjesë në një samit, ka folur për BBC-në lidhur me afganët që kanë ardhur në vendin tonë. Ai tha se afganët janë strehuar përkohësisht në Shqipëri, por theksoi se ata që duan mund të vendosen në vendin tonë. Ai u shpreh se […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: