ESSH: Regjistrimi zhvillohet me intensitet normal

vull

Regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive po zhvillohet me intensitet dhe ritëm normal, thonë nga Enti Shtetëror për Statistikë, duke bërë thirrje që qytetarët të kenë besim në regjistruesit. Theksojnë se gjatë zbatimit të aksioneve me shfrytëzimin e teknologjisë së lartë të sofistikuar, është normale paraqitja e problemeve teknike.

“Ditëve të fundit janë paraqitur një numër i madh spekulimesh rreth asaj se si zbatohet regjistrimi në shtet dhe me çfarë problemesh përballet Enti në aktivitetet në terren. Gjatë realizimit të aksioneve të mëdha të tipit të regjistrimit, me shfrytëzimin e teknologjisë së lartë të sofistikuar, është normale të paraqiten probleme teknike, por që tejkalohen në afat sa më të shkurtë”, shkruhet në njoftimin e Entit të Statistikave, duke shtuar se pas këtij operacioni statistikor qëndron ekip ekspertësh për mbështetje të cilët janë në dispozicion të regjistruesve dhe të cilët drejtpërdrejtë e ndjekin procesin e regjistrimit në terren dhe intervenon në momentin nëse paraqitet ndonjë problem.

Next Post

Autoritetet shëndetësore të Kosovës kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve lokale, kundërshton opozita

Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës (ICPSC) beson se mbajtja e zgjedhjeve lokale, të planifikuara për 17 tetor të këtij viti, mund të shkaktojë përkeqësim të mëtejshëm të situatës epidemiologjike në vend, prandaj kërkon shtyrjen e tyre, tha korrespondenti i MIA -s nga Prishtinë. Në një letër drejtuar Presidentes së […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: