Fatmir Dehari: Kërçovën tonë në këtë mandat që po vjen e pret transformimi tërësorë (VIDEO)

vull

Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar fushatën parazgjedhore në Kërçovë ku ka prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune Fatmir Deharin dhe listën e kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga Gazmend Jusufin, si dhe programin zgjedhor që është përbetimi i tyre për ndryshimin dhe zhvillimin në Kërçovës.

Banorëve të Kërçovës me këtë rast iu drejtua kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Kryeparlamentari Talat Xhaferi, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, kandidati për kryetar komune Fatmir Dehari dhe bartësi i listës së këshilltarëve Gazmend Jusufi.

Kandidati për kryetar komune në Kërçovë, Fatmir Dehari para qytetarëve tha se në mandatin e tretë do të transformojë komunën në të gjitha sferat.

“Kërçovën tonë në këtë mandat që po vjen e pret transformimi tërësorë në të gjitha sferat zhvillimore në bazë të parimeve, standardeve, përkushtimit dhe kontributit tonë të barabartë me te gjitha atributet euro-atlantike për ta ndërtuar edhe më tepër e të ngjajë si qytetet që rrezatojnë zhvillim, pastërti, gjelbërim, dituri, deshirë për ta
vizituar, dashuri për vendlindjen nga mergimtarët tanë, por që m perspektivën e vet, me burimet njerëzore dhe pasuritë e sajë, Kërçova do të frymezojë, nxisi dhe inkurajoje kthim të bashkëqytetarëve tanë nga mergimtata për të investuar në vendlindje, duke iu bashkuar investitorëve dhe afaristeve kërçovarë që Kërçova të behet vend joshës
në të gjitha drejtimet”, tha Fatmir Dehari.

Bartësi i listës së kandidatëve për këshilltar Gazmend Jusufi tha se është nderë dhe përgjegjësi për të që të drejtojë një listë plot profesionist.

“Ndiej nderë dhe përgjegjësi të jem bartës liste ku prapa meje janë një grumbull kuadrosh profesionale të Kërçovës, secili i dëshmuar në profesionin e tyre, me shpresë që do të sjellim më të mirën për komunën tonë. Falë kontributit të Ali Ahmetit u bënë shumë procese në Kërçovë dhe falenderojmë që jetojmë në epokën e ndryshimeve në të mirë të
shqiptarëve”, tha Gazmend Jusufi.

Bashkimi Demokratik për Integrim nesër një ditë para përmbylljes së fushatës zgjedhore do të vazhdojë në komunën e Tetovës.

Next Post

Kasami: Nuk e vjedhin dot më mandatin pasi fitorja do të jetë shumë e thellë

Sonte Lëvizja Besa ka prezantuar kandidatin e saj për kreun e Komunës së Tetovës në lagjen Migjeni në Tetovë.Kreu i Lëvizjes Besa, njëherit edhe kandidati për kryetar të komunës së Tetovës nga ky subjekt politik ka thënë se duke filluar nga të rinjtë, qytetarët e zakonshëm por edhe afaristë gjigantë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: