Fatmir Izairi: Nëse fitoj, sërish do ju marr qytetarëve nga 300 euro për të ndërtuar kanalizime!

vull

Në debatin televiziv të zhvilluar sonte në Rruga drejt, ku të ftuar ishin kandidatët për kryetar të Komunës së Zhelinës, që garojnë në rrethin e dytë, Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa dhe Fatmir Izairi nga BDI, u zhvillua një debat i ashpër, për tema të ndryshme për projektet e realizuara dhe atë që pritet të realizohen gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar.

Si pikë më e nxehtë e debatit ishte ndërtimi kanalizimeve dhe ujësjellësve, ku në këtë temë Blerim Sejdiu akuzoi kundërkandidatin e tij, Fatmir Izairin se edhe ato pak metra kanalizime që ka ndërtuar gjatë mandatit të tij, janë edhe kontribut i qytetarëve sepse janë pikërisht mjetet e tyre, që në emër të kofinacimiti kanë dhënë zotit Izairi nga 300 euro, ndërkohë që kjo praktik gjatë mandatit tim nuk është aplikuar, e as që mendohet të aplikohet në katër vitet e ardhëshme të mandatit tim të ri. Për ne është e rëndësishme që qytetarët ti shlyejnë detyrimet dhe tatimet që kanë ndaj komunës, që në ta kemi më lehtë, që këto mjete tua kthejmë në investime kapitale ku ata kanë nevojë, tha Blerim Sejdiu.

Ndërkohë që në këtë temë Fatmir Izairi, tha se ai ka ndërruar 50 kilometra kanalizime dhe pohoi se vërtet u ka marrë para qytetarëve nga 300 euro, po ja publikisht deklarohen se edhe në mandatin e ardhshëm, nëse do fitojë, sërish do tu marr qytetarëve nga 300 euro për kanalizime që të mund të ndërtoj kanalizime të reja për ato vende që nuk kanë të tilla, tha Izairi. /fol.mk

Next Post

Kasami – Arifit: Do e rikthej qytetin në gjendje të duhur, do ndërtojmë me plan dhe sipas ligjit

Tetë vjet Teuta Arifi nuk ka qen në gjendje të sjell planin urbanistik gjeneral. Ne do të sjellim edhe planin gjeneral edhe planin detal, që qytetarët të mund të ndërtojnë të lirë. Nuk do të lejojmë që qytetarët të reketohen apo të kushtëzohen për ndertim, por të ndërtojnë sipas ligjit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: