Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Faton Ahmeti: BDI fituese absolute në Tetovë, do ta risim numërin e këshilltarëve

1 min read

Kandidati për kryesues këshilli të Tetovës, Faton Ahmeti sot në emisionin ClickPlus në Tv21 u shpreh se BDI-ja me 20 Gusht do të jetë fituese absolute e këtyre zgjedhjeve në Tetovë dhe do të rrisin numrin e këshilltarëve që i kanë pasur deri tani.

“Në mandatin e fundit ne si BDI jemi ranguar të parët, kemi pasur 10 këshilltarë. Në bazë të të gjitha sondazheve dhe anketave jemi fitues absolut në këto zgjedhje. Ne do të jemi fitues dhe do ta risim numrin e këshilltarëve që kemi pasur. Ne do ta bëjmë shumicën me të gjithë partitë tjera që ja duan të mirën shtetit dhe Tetovës” u shpreh Ahmeti në Tv21.

Ndryshe anketat e agjencioneve vendore dhe të huaja thonë se Lëvizja BESA ka rrënie drastike dhe pritet që me 20 Gusht të ketë dy këshilltarë më pak sa i kishte deri tani.